Tirana i është nënshtruar paraditen e sotme testeve për coronavirusin, nisur kjo nga kontaktet e ndeshjes së fundit me Bylis. Lojtari argjentinas ishte në fushë në fitoren 1-3 të bardhebluve, ndërsa ballshiotët kanë në gjirine tyre lojtarin Qardaku pozitiv me Covid-19.
Në rrjetet sociale, fantazisti ka postuar foton më poshtë, dukshëm i nxehur nga kjo situatë. Me një diçiturë që flet shumë, Torassa "vjell vrer" ndaj këtyre testimeve. Rezultatet dalin pas 12 orësh, teksa ekipi bardheblu nuk dihet nëse do të udhëtojë sot drejt Gjirokastrës, apo axhenda do të shtyhet.

Poll