Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtari i parë i Kombëtares që do të fillojë kampionatin, Gjasula zbulon: Bëjmë teste çdo 2-3 ditë, në Shqipëri kam dëshirë të luaj për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i parë i Kombëtares që do të fillojë

Klaus Gjasula do të jetë ndër lojtarët e parë që do të zbresi në fushë pas ndalesës së futbollit prej pandemisë. Mesfushori me Paderbornin e tij do të luajë në fundjavë e ardhshme ndeshjen e parë, ndërsa në një intervistë për “Ora Sport”, është shprehur se lojtarët bëjnë teste çdo 2-3 ditë.

“Ne kemi 3 javë në stërvitje, në fillim të javës ishim me grupe të vogla nga 6 veta. Tani do të fillojnë dhe ndeshjet. Duhet të mbajmë distancë nga njëri tjetri. Kemi më shumë dhoma zhveshje. të rëndësishme janë dhe testet.

Bëjmë teste çdo 2-3 ditë pasi pa ato nuk mund të fillojmë stërvitjen. Edhe në hotel duhet të qëndrojmë larg njëri-tjetrit. Secili do të jetë në dhomën e tij. Të gjithë lojtarët që futen në fushë nuk janë të infektuar ndaj bëhen dhe këto teste. Rrogat u prenë për të gjithë. Ne si lojtarë menduam që të na reduktohet me 30 përqind që e gjithë pjesa tjetër e stafit të marrë rrogë të plotë.

Përsa i përket kontratës me Padebornin, në këtë moment nuk mund të shpreh diçka. Kur të hapet gjithçka do të mendoj për transferim. Ne kemi folur me stafin e kombëtares.

Tani ne nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Edhe trajneri Reja nuk mund të flasë me të gjithë. Me këtë grup që është krijuar nga trajneri, jemi shumë mirë. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëse një ditë kthehem në Shqipëri dua të luaj për Tiranën”, u shpreh Gjasula.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga