Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Lojtari i Kosovës fut në “sherr” Milanin dhe Napolin, merkatoja e verës e dërgon në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Kosovës fut në “sherr” Milanin dhe Napolin,

Edon Zhegrova është kthyer në objektivin e dy gjigantëve italian, Milan e Napoli, për merkaton e verës. Sulmuesi kosovar i Lille ka tërhequr vëmendjen e dy kampionëve të fundit të Serie A. Kuqezinjtë ishin të parët që shfaqën interes ndërsa siç raporton Corriere dello Sport, napoletanët janë futur në garë.

All - Paragraf - 3

Dardani luan si sulmues i djathtë, me këmbën e majtë dhe teknikë të lartë në goditje dhe driblim. Cilësi këto që u kanë munguar të dyja skuadrave këtë sezon. Milani ka vuajtur në këtë pozitë ndërsa Napoli nuk është i bindur nga Lozano dhe Politano.

Dy klubet pritet të dërgojnë një ofertë por nuk duan të bëhen pjesë e një ankandi ndaj dëshira e lojtarit do të jetë vendimtare. Zhegrova këtë sezon ka luajtur në 24 ndeshje duke regjistruar 4 gola e 5 asiste dhe vlera në Transfermarkt është 7 milionë euro me një kontratë deri në 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7