
Manchester City zbriti në fushën e blertë pas pauzës së Botërorit në ndeshjen kundër Liverpool, e vlefshme për Carabao Cup të cilën e fitoi me shifrat 3-2. Pas kthimit nga Kupa e Botës Guardiola ka treguar një situatë që lidhet me lojtarin e tij Calvin Philips.
Philips nuk është paraqitur në stërvitje me ekipin dhe kjo është zbuluar nga tekniku Guardiola: “Nuk është i dëmtuar, thjesht kur u rikthye ishte mbipeshë. Nuk e di arsyen pse. Aktualisht ai nuk është në gjendje të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Por sapo ai të jetë në gjëndje do të rikthehet.”
Poll