Friday, September 29, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Lojtarët kërkuan të qëndroja, kam marrë garanci nga klubi për merkaton”, Orges SHEHI: I lumtur që tifozët më duan. Refuzimi i medaljes? Vendi i dytë është humbësi i parë

04.06
in KRYESORE, SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Orges Shehi/ ©KF Tirana

Orges Shehi/ ©KF Tirana

Share on FacebookShare on Twitter

Orges Shehi ka qenë njeriu kryesor në mediat sportive shqiptare këtë javë të fundit. Trajneri i Tiranës ishte në skadencë kontrate dhe mbi të rrotullohej rinovimi dhe ofertat nga Shkëndija e Tetovës dhe Vllaznia. Në fund, durrsaku vendosi të rinovojë me bardheblutë dhe nis kështu sezonin e tij të tretë me 26 herë kampionët e vendit.

Në një lidhje drejtpërdrejtë me emisionin “Skaner” nga Gerti Çarçani në MCN, Shehi foli gjerë e gjatë për të gjitha çështjet: Arsyet e rinovimit, refuzimi i medaljes në Kupë, merkato dhe objektivat e klubit.

“Në fund të Tirana-Egnatia, mund të keni parë një fytyrë të mërzitur. Nuk doja të vendosja në qafë medaljen e vendit të dytë, sepse i dyti, është humbësi i parë. Thjesht nuk kam dashur medaljen e vendit të dytë, e kam bërë gjithmonë këtë. Kam mërzi, sepse i shkova afër dy trofeve dhe nuk mora asnjërin.

Kam një lidhje të veçantë me lojtarët. Edhe ata kanë luajtur një pjesë shumë të rëndësishme për rinovimin. M’u shfaq një video në monitor, ku të gjithë lojtarët kërkonin që unë të qëndroja. Ishte një video emocionuese, që më dha shtysë për marrjen e vendimit për rinovim.

Ndihem shumë i lumtur që në këto dy vite, kam arritur të kem këtë impakt të mirë te tifozët. I falënderoj dhe i them se do bëjmë të pamundurën që ata të jenë të kënaqur.

Europa me kampionatin, janë të bashkëngjitura. Duhet të plotësojmë grupin dhe pastaj të futemi me idenë që kemi pasur këto dy vite. Kemi disa lojtarë që kanë oferta. Pas Europës do jemi më të plotë. Europa është shumë shpejt, ka kohë për kampionatin.

Aleksin e kam dashur shumë te Tirana. Dua që ai të jetë pjesë e skuadrës, siç e do edhe ai. Është në bisedime se bashku me Hilën, të cilët klubi do t’i mbajë.

E donim trofeun e Kupës, jo se Tiranës i mungojnë trofetë, por e doja për situatën që është krijuar. E donim për sakrificën e skuadrës, që luajtën 100 minuta me 1 lojtar më pak. Doja ta fitoja për lojtarët më shumë. Do ishte një përballje e mirë me Partizanin në Superkupë, por nuk u realizua.

Kur vjen fundi i kampionatit, kërkohet të merret më e mira. Kur çdo gjë nuk shkon si dëshiron, mërzia është e madhe, sepse nuk ke kohë të rikuperosh. Në fund të kampionatit, trajnerit, por edhe lojtarëve, mund t’iu përfundojë kontrata. Kanë qenë dy ditë shumë intensive dhe me ngarkesë, për t’u vendosur e ardhmja ime. Morëm vendimin që të vazhdojmë dhe të tentojmë të marrim maksimumin për sezonin tjetër.

Rinovimi më herët? Ne në Shqipëri jetojmë dhe gjërat i lemë për në moment të fundit. Nuk është gjithçka trajneri. Trajneri është projekt dhe skuadra. Na është dhënë garanci, që do jemi skuadër që lufton për objektiva madhorë, siç e ka statusin klubi. Shumica e lojtarëve janë me kontratë, por janë edhe disa që duhen zëvendësuar. Ato tetë lojtarë që kemi me kontratë, të marrim edhe të tjerë, me përforcimet që të jenë në nivel të mirë dhe të synojmë objektivat madhorë.

Nga Disiplina, vetëm dy lojtarë janë me dënime të gjata. Është mundësia e apelimit, që klubi e ka bërë. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm për Europën, nëse nuk janë në Europë, do të jetë shumë e vështirë.

Tani mund të them se nga dallga nuk jemi mbytur. Kemi dalë në sipërfaqe. Do fillojmë të notojmë. Nga garancitë që kemi marrë, ai do tentojë të sjellë lojtarë cilësorë, që do kenë edhe kosto. Këtë garanci e kemi marrë.”-tha Shehi.

Tags: Shehisuperioretiranatrajneri
Previous Post

VIDEO/ Milani bën detyrën, Roma zbret Juventusin në Conference League, ndeshje shtesë për të përcaktuar mbijetesën (REZULTATET)

Next Post

“Ëndërr” në sirtar, PARTIZANI nis kontaktet me sulmuesin e kombëtares

Të Lidhura

©Credits SRF Sport
BOTA

VIDEO/ Taulant Xhaka tregon klasin e tij, me shiritin e kapitenit në krah mesfushori shqiptar ‘gatuan’ golin

29.09
©Credits U.S. Sassuolo, Facebook
BOTA

Nedim Bajrami, ‘gjuetari’ i ekipeve të mëdha, ‘preja’ e preferuar…Milani dhe Interi

29.09
©Credits ESPN
BOTA

Momenti i Armando Brojës shkakton polemika në Angli, të gjithë të irrituar me arbitrimin

29.09
Trofeu i Kategorise Superiore
KRYESORE

KALENDARI/ Java e 7-të e Superiores ndahet në tre ditë

29.09
©Credits Serie C / Cesena - Spal
BOTA

VIDEO/ Sylvinho duhet ta shohë ‘gjahtarin’ e ri të kuqezinjve, shijoni golat e Shpendit kundër Spal

28.09
©Credits AF Elbasani, Facebook
KATEGORIA I

RENDITJA, Kategoria e Parë/ Elbasani kryeson, por “Tigrat” ndiqen këmba-këmbës nga ballshiotët

28.09
©Credits www.instagram.com/gvr2412/
BOTA

“Dëshira e tij për tu rikthyer është e madhe”, agjenti i Kumbullës: Gjithçka po shkon shumë mirë, por preferoj të mos bëj parashikime

28.09
Ylli Manjani - Armand Duka - Erion Veliaj
KRYESORE

Manjani përshëndet zgjedhjen e Armand Dukës në UEFA, thumbon Veliajn: Ku i futi “ko*et e hekurit” miza e kalit të bashkisë?!

28.09
Load More
Next Post
Eros Grezda

"Ëndërr" në sirtar, PARTIZANI nis kontaktet me sulmuesin e kombëtares

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin











Të Fundit

©Credits AS Roma, Facebook

Vetëm 5 pikë në 6 ndeshje, Jose Mourinho: Fillimi më i keq? Edhe hera e parë në historinë e Romës që ka luajtur dy finale europiane radhazi

29.09
©Credits SRF Sport

VIDEO/ Taulant Xhaka tregon klasin e tij, me shiritin e kapitenit në krah mesfushori shqiptar ‘gatuan’ golin

29.09
©Credits U.S. Sassuolo, Facebook

Nedim Bajrami, ‘gjuetari’ i ekipeve të mëdha, ‘preja’ e preferuar…Milani dhe Interi

29.09
©Credits ESPN

Momenti i Armando Brojës shkakton polemika në Angli, të gjithë të irrituar me arbitrimin

29.09
©Credits Real Madrid, Facebook

Reali ‘harron’ Mbappen, madrilenët ‘hedhin sytë’ nga Italia dhe Anglia

29.09
Trofeu i Kategorise Superiore

KALENDARI/ Java e 7-të e Superiores ndahet në tre ditë

29.09
©Credits La Liga / Osasuna - Atletico Madrid

VIDEO/ Atletico Madrid nuk ndalet, ‘Los Colchoneros’ marrin fitore të pastër dhe i afrohen kreut të renditjes

28.09
©Credits Jose Mourinho

Roma ‘shpartallohet’ në transfertë, Genoa luan ‘poker’ me Jose Mourinhon

28.09

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In