Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Lojtarët kanë qenë korrekt”, Orges Shehi flet nga Elbasani: Do të ketë ngarkesë të madhe fizike, luajmë për objektive madhore

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët kanë qenë korrekt”, Orges Shehi flet nga

Kukësi ka udhëtuar ditën e sotme në Elbasan ku do të qendrojë i grumbulluar për 10 ditë para se të rinisi kampionati. Pak minuta më parë lojtarë do të zbresin në fushë për të bërë stërvitjen e parë pas ndalimit të futbollit. Në një lidhje me “Fan Zone”, ka folur edhe trajneri Orges Shehi që ka zbuluar planin e stërvitjes.

Plani i stërvitjes? “Jemi përgatitur për këto ditë dhe ne donim vetëm momentin se kur do të rinisim. Shpresojmë të bëjmë më të mirën e të kthejmë lojtarët në formën më të mirë. Do të ketë ngarkesë pasi duhet të zhfrytëzojmë këto ditë para se të hymë në javën e ndeshjes. Klubi i ka marrë të gjitha masat dhe lojtarët kanë dhoma teke dhe hoteli është i gjithi i joni”.

Faza në Elbasan? “Ne u munduam të bënim më mirë dhe grumbulluam për të qenë të gjithë bashkë. Lojtari duhet të stëritet, por edhe të ketë një regjim të mirë”.

9 pikë larg Tiranës? “Skuadra është e plotë perveç Limaj dhe kjo është për herë të parë. Lojtarët kanë qenë korrekt përsa i përketë regjimit. Janë paraqitur në peshën optimale dhe kanë bërë stërvitje. Klubi po punon për ta rikthyer Limajn në Shqipëri. Unë mendoj se motivimi nuk ka mungon dhe luajmë për objektivn madhor e jemi në kushtet e duhura”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga