Gerhard Progni ka mbyllur aventurën me Llapin në Kosovë. Mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubi kosovar, por gjithsesi lojtari është ktheyr në Tiranë.
Ish-futbollisti i njohur në kampionatin shqiptar tashmë është i lirë në treg, duke qenë një opsion për të gjithë skuadrat e Superiores. Për të mbajtur formën optimale, 36-vjeçari ka nisur edhe stërvitjen në kryeqytet nën urdhrat e instruktorit, Roland Peqini.
Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tropojanit, me moshën që mund ta penalizojë disi, por skuadrat e Superiores kanë treguar se janë të gatshme t’iu besojnë lojtarëve me eksperiencë.
[caption id="attachment_691768" align="alignnone" width="188"] Postimi i Gerhard Prognit[/caption]