
Mbappe dhe “telenovela” e tij nuk të të mbaruar. Sulmuesi francez padyshim është kryefjala e kësaj merkato verore duke pasur parasysh situatën e tij me PSG-në.
Me Real Madrid favorit për të nënshkruar me lojtarin, qoftë këtë vit apo vitin tjetër, shumë klube të tjera kanë shfaqur interes. Një nga klubet e interesuara është edhe Tottenham që përflitet të jetë future seriozisht në garë.
Disa ditë më parë Paris Saint-Germain kërkoi informacione tek klubi anglez mbi Harry Kane, por Bayerni mbetet favorit.
Megjithatë thuhet se “Spurs” i kanë bërë Parisit një ofertë të parezistueshme . Harry Kane plus një shumë të konsiderueshme parashë për të sjellë në Angli Kylian Mbappe.
Me PSG që e ka marrë konsideratë këtë ofertë, pritet vetëm përgjigja e Mbappes që mesa duket vështirë se do ta pranojë kalimin tek Tottenham.