Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Bileta'' për në Superiore dhe ndeshjet si lojë shahu, Lushnja i merr kryesimin Pogradecit ''falë'' një goli

Shkruar nga NEWSPORT

Lushnja është rikthyer në krye të rënditjes duke i marrë vendin e parë Pogradecit. Kjo ka ardhur falë fitores së djeshme e kombinuar me barazimin e kundërshtarit direkt.  Diferenca tashmë është vetëm një pikë por vlen të thuhet se lushnjarët kanë një fitore më shumë (nëse shohim statistikat).Klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale nuk e ka lënë pa e përmendur këtë fakt, madje duke publikuar edhe rënditjen aktuale. Lufta për nëj ''biletë'' në Superiore sa vjen e bëhet më e ashpër, me të dyja ekipet që presin gabimet e njëra tjetrës.

 Gara është interesante dhe tërheqëse, gjë që nuk është parë në vitet e fundit në Kategorinë e Parë. Lushnja ka një ekip mjaft solid dhe të kompletuar, e kjo falë edhe një menaxhimi të mirë. Jo vetëm kaq, pasi merita ëshët edhe e skuadrës. Deri në fund nuk dihet se si do rrjedhin gjërat dhe vetëm koha do tregoi se kush do ia dalë.

Poll

Lexo gjithashtu