Nga Laçi, tek Flamurtari, Tirana apo Teuta, kanë nisur të bëjnë llogari me pikët për gjashtë javët e mbetura. Askush nuk di të thotë se cila do të jetë skuadra që do të shoqëroj Korabin në një kategori më poshtë.
Duke parë formën që po kalojnë këto katër skuadra, ecurinë në javët e fundit dhe kalendarin për ndeshjet e mbetura, bëhet një llogari për mënyrën se si mund të zhvillohen ngjarjet megjithëse është shumë e vështirë për të gjetur saktë. Flamurtari dhe Teuta duken më të favorizuara pasi kanë një kalendar më të lehtë në krahasim me Laçin dhe Tiranën.
Flamurtari luan fillimisht në Durrës, udhëton drejt Kukësit, pret Tiranën dhe më pas pret Laçin dhe Korabin në fund.
Teuta pret Flamurtarin, luan jashtë me Korabin, pret Skënderbeun, shkon në Gjirokastër, pret Vllazninë e në fund luan në Laç.
Tirana pret Partizanin, shkon në Vlorë, luan në shtëpi me Korabin, shkon në Korçë, pret Luftëtarin dhe udhëton në Shkodër.
Laçi shkon në Kukës, pret Luftëtarin, luan në transfertë me Partizanin, pret Vllazninë, luan në Vlorë dhe e mbyll vitin në shtëpi me Teutën.
Duke parë kalendarin e katër ekipeve, për t’i shpëtuar rënies duhen minimalisht 39 pikë, ndërkohë që për momentin, Laçi ka 29, Flamurtari 31, Tirana 32 dhe Teuta 32.