
Një grup investitorësh kinezë janë afër blerjes së klubit anglez, Liverpool, për një shumë prej 700 milionë paundësh. Sipas së përditshmes "The independent", grupi "Sino Fortone", janë mbështetur nga qeveria e shtetit kinez dhe janë gati për ti propozuar ofertën pronarëve të klubit anglez. SinoFortone është specializuar në ndërtimin e rrugëve, hekurudhat , aeroportet, portet detare dhe stacioneve të energjisë në të gjithë Kinën , si dhe Lindjen e mesme . Grupi kinez i investimeve kanë qenë i përfshirë në projekte të reja mbi Mbretërinë e Bashkuar në vitin e fundit , duke kaluar deri në 5,2 bilionë paund, dhe besohet se është në kërkim të ndërtimit të një stadiumi të ri në fushën Dockland të Liverpulit .