
Vllaznia - Kukësi 0-0
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Pjeshka, Vrapi, Tafili, Krymi, Çinari, Shtubina, Pepa
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Pashaj, Shameti, Rrumbullaku, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Lushtaku, Emini, Pejiç
1' - Topi i parë shkelmohet nga miqtë.
4' - Kukësi e nis në sulm dhe menjëherë fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës së Vllaznisë. Ekzekuton Karioka, i cili pason shkurt për Rrumbullakun, por ky i fundit gjuan keq.
7'- Vllaznia është pranë golit, ku Çinari përfiton bukur në zonën e Koliqit, por goditja e tij është për t'u harruar.
9'- Erald Çinari detyrohet të dalë nga fusha e blertë pas një dëmtimi që pësoi në mesin e fushës.
12'- Pashaj bën një ndërhyrje të bukur për Kukësin, por qendërmbrojtësi i verilindorëve nuk ia del dhe detyrohet të lërë fushën e blertë.
15'- Mbyllën 15 minutat e para dhe skuadrat tashmë po luajnë në mesin e fushës së blertë.
20'- Goditje dënimi për Kukësin. Karioka kroson bukur në zonë, por Ditmar Bicaj ndërhyn saktë duke shmangurr rrezikun në zonën e tij.
25'- Ritmi i lojës nuk është si në fillim. Skuadrat duken sikur studiojnë njëra-tjetrën dhe më shumë mbrohen se sa sulmojnë.
30'- Shkodranët marrin në dorë frenat e lojës. Të besuarit e Cungut fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës së Kukësit. Gocaj merr përsipër ta ekzekutojë, por Shameti është në dispozicion.
35'- Kukësi mundohet të reagojë, por lojtarët e Vllaznisë janë në ditën e tyre.
39'- Vllaznia ishte pranë golit. Cicmil kroson, topi devijohet nga mbrojtësi i Kukësit dhe përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
45'- Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë dhe rezultati i sfidës mbetet i pandryshuar.