Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 5 kartonë të kuq, penallti dhe gol i anuluar, TEUTA thyen PARTIZANIN në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 kartonë të kuq, penallti dhe gol i anuluar, TEUTA thyen

Teuta - Partizani 1-0

Teuta: Frashëri, Arapi, Shkalla, Kouros, Todorovski, Kallaku, Beqja, Aleksi, L. Vila, E. Vila, Nikaç Trajner: Edi Martini

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Cordeiro, Broja, Asani, Bardhi, Cinari Trajner: Genc Tomorri

Ndeshja: Një sfidë që vendoset nga një episod i pjesës së parë. Bruno Telushi shkakton 11-metërsh në dëm të Partizanit dhe Sherif Kallaku arrin ta çojë topin në rrjetë. Pjesa e dytë nuk prodhon raste të tjera, veç një sherri të madh ku arbitri Olsid Ferhati nuk kursen plot 4 kartonë të kuq. Ndërkohë në fundin e sfidës, Broën shënon, por goli është i parregullt për të kuqtë. Pas kësaj ndeshje, Partizani zbret në vendin e katërt, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 25 pikëve aq sa kryeqytetasit.

Komenti minutë pas minute:

93'- Brown Shënon, por jashtë loje.

90+1'- Teuta me 9 lojtarë. Silvester Shkalla ndëshkohet me të dytin të verdhë.
73'- Enea Bitri provon me kokë, por topi përfundon jashtë.

----- SHERR DHE KARTONË TË KUQ -----

63'- Sherr i madh në fushë. Olsid Ferhati nuk kursen kartonat e kuq. Boldo dhe Melo për Partizanin, ndërsa Beqja me Dukën në radhët e Teutës.

54'- Partizani pranë golit. Sërish Jasir Asani nuk arrin të çojë topin në rrjetë.
46'- Nis pjesa e dytë. Asnjë zëvendësim në kampet respektive.
45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.

43'- Penallti e shkaktuar nga Telushi, Kallaku e shndërron në gol.

41'- Asani ka një mundësi të artë shënimi, por Stivi Frashëri bën mrekullinë.

33'- Erald Cinari pengohet në zonën e Teutës. Partizani kërkon penallti por gjithcka e rregullt sipas arbitrit Ferhati.

25'- Erald Çinari spektakolar me pasimin e tij, por e pabesueshme ç'humb Jasir Asani.

15'- Teuta pranë golit, por sfera ndalet nga shtylla.

13'- Rast i mirë për të kuqtë, por goditja e Asanit nuk është si duhet.
5'- Këndore për Partizanin, por largon si duhet mbrojtja vendase.
1'- Topi i parë shkelmohet nga të kuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga