Abissnet Superiore, java e 6-të
ERZENI – SKËNDERBEU 1 – 2 (Dean Liço p21 ‘, Shaqe 70’/ Kahrimanovic 96’)
Ndeshja: Skënderbeu është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa në “Egnatia Arena” ka mposhtur 2-1 Erzenin. Një sfidë që ishte një spektakël i vërtetë mes dy ekipeve, por në fund festojë korçarët.
Pikërisht djemtë e Ivan Gvozdenovic do të gjenin golin ne minutën e 21-të me anë të Deal Liço, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Po një tjetër Skënderbeun në minutën e 23-të, me Liçon sërish që gjuan, por këtë herë ndalet nga shtylla pingule.
Gjyqtari vendos që kjo penallti të provohet sërish, pasi në momentin e goditjes së topit, lojtarët e Erzenit futen brenda zonës së 16- metërshit. Sërish Dean Lico gjuan, por topi këtë herë do të ndalet nga Hasanbelli.
Pjesa e parë do të mbyllet 1-0 për Skënderbeun, teksa në fraksionin e dytë edhe pse do të provonin pafund shijakasit, sërish do të ishin kroçarët që do të gjenin golin, këtë herë me Shaqen.
Minutat e mbetura do të kishte ndryshim rezultati, pasi një tjetër penallti do të jepej këtë herë për shijakasit, por nuk do të mjaftonte për të marrë pikë. Korçarët shkojnë në kuotën e 9 pikëve në vendin e dytë në klasifikim, ndërsa Erzeni mbetet në kuotën e 6-të me 8 pikë.
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Adrian Beqiraj
Formacioni zyrtare:
ERZENI: Hasanbelli, Migone, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Kahrimanovic, Meçja, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Pecani, Liço, Shaqe, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic
Komenti minutë pas minute:
90+6′- Penallti për Erzenin. Kahrimanovic e shnderron ne gol. Erzeni – Skenderbeu 1-2.
90′- 6 minuta shtese.
83′- Zeko gjuan nga distanca, por topi ndalet ne traverse.
78′- Erzeni provon te sulmoje, por as Mihana, as Kahrimanovic nuk finalizojne sicc duhet para portes.
70′- Merlin merr persiper nje goditje nga kendi dhe kroson ne zone, Shaqe me koke e dergon topin ne rrjeten e Hasanbelli.
66′- goditje kendi per Erzenin. Kahrimanovic tenton nga distanca, por Alia “fluturon” për t’i thene jo golit te barazimit.
63′- Goditje kendi per Erzenin, por topi largohet nga Dumfur.
57′- Te Erzeni pretendojne per penallti per prekje te topit me dore nga Ramos, por gjyqtari nuk eshte i ketij mendimi. Edhe pas verifikimit ne VAR- nuk ka penallti.
52′- Del Nikaj dhe ne fushe hyn Vangjeli te Skenderbeu
49′- Rashica kroson drejt zonës për Nikaj, por ky i fundit nuk arrin ta kapë topin.
46′- Fillon fraksioni i dytë, Erzeni kërkon të shmangë humbjen
45+3′- Mbyllen me avantazhin e Skenderbeut pjesa e pare ne Rrogozhine, korcaret udheheqin 1-0 ndaj Erzenit.
45′- Insistopjen shijakasit, Erzeni luan ne gjysmefushen e Skenderbeut.
42′- Erzeni shfaqet serish kercenuer, por Mecja nuk ia del te kaloje Alian.
35′- Erzeni kërkon që të dalë para, por has në murin e ndërtuar nga korcaret.
28′- Dean Lico serish perballe Hasanmbelli , por ky i fundit e pret penalltine.
27- Penalltia do te rigjuhet, pasi lojtaret e erzenit preken zonen e 16-te metershit. Protesta nga shijakasit.
24′- Serish penallti per Skenderbeun, por topi i gjuajtur nga Dean Lico stampohet ne shtylle.
21′- Dean Lico merr persiper penallti dhe tregohet i sakte perballe Hasanbelli.
20′- Penallti per Skenderbeun, per nje kontakt ne zone mes lojtareve.
11′- Erzeni zbret shpejt ne sulm, por topi i goditur me koke nga Frasheri shkon ne duart e Alias.
7′- Korcaret nisin ne sulm nga krahu i djathte, me Rashicen qe humbet topin ne hyrje te zones.
5′- Skenderbeu fiton n je goditje denimi dhe Shaqe gjuan, por ndalet nga muri mbrojtes i Erzenit.
1’- Starton sfida në Rrogozhinë, Erzeni – Skënderbeu përplasin “brirët”