
Maqedonia e Veriut-Hollanda 0-3
NDESHJA: Hollanda nuk toleron as në ndeshjen e fundit. Kombëtarja e drejtuar nga De Boer fitoi në sfidën e fundit të grupit C, 0-3 ndaj Maqedonisë së Veriut. Një ndeshje e lehtë për hollandën që shënon gol që në minutën e 24-të me Depay, ndërsa në pjesën e dytë, Ëijnaldum shënoi dy gola për të vulosur përfundimisht ndeshjen në 0-3. Me këtë fitore, Hollanda mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në vendin e parë, ndërsa Maqedonia me 0 pikë largohet nga EURO 2020. Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti i Partizanit, Ferhan Asani, por pa lënë gjurmë.
Grupi C/ EURO 2020
Maqedonia e Veriut (4-2-3-1): Dimitrievski; Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Bardi, Ademi; Trickovski, Elmas, Trajkovski; Pandev.
Hollanda(5-3-2): Stekelenburg; Dumfries, De Vrij, De Ligt, Blind, Van Aanholt; F. De Jong, Wijnaldum, Gravenberch; Depay, Malen.
Gjyqtar: Istvan Kovacs
Komenti minutë pas minute:
90' Mbyllet ndeshja, Hollanda fiton pastë 0-3 dhe "blindon" vendin e parë.
68' "Standing ovation" për Pandev, kapiteni i Maqedonisë zëvendësohet, të gjithë në këmbë për të, debuton në EURO 2020, lojtari i Partizanit, Ferhan Asani.
58' GOL!!! Hollanda nuk ndalet, Wijnaldum shënon edhe golin e 3-të pas grushtimit të portierit Dimitrievski.
51' GOL!!! Hollanda gjen edhe golin e dytë, Depay pason bukur brenda zonës për kapitenin Wijnaldum që me portën bosh e dërgon topin në rrjetë.
46' Nis pjesa e dytë në "Amsterdam Arena".
45' Mbyllet pjesa e parë, Hollanda dominon Maqedoninë dhe e mbyll në avantazh 1-0.
24' GOL!!! Hollanda gjen golin e parë, Malen pason bukur për Depay brenda zonës dhe sulmuesi nuk fal duke e dërguar në rrjetë.
22' Maqedonia sërish pranë golit, Trajkovski gjuan nga distanca, por topi ndalet në shtyll.
10' Maqedonia gjen golin me Trickovski, gjyyqtari anësor e anullon për pozicion jashtë loje, zgjat pak festa e Kombëtares maqedonase.
1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Maqedonia.