
Empoli dhe Milan mbyllin takimin mes tyre me shifrat 1-3. Empoli rikthehet te rezulatet negative, ku pas 8 javësh numëron vetëm 1 fitore. Milan merr 3 pikët e radhës duke u vendosur në ndekje të Napolit që kryeson e vetme momentalisht.
Një mbrëmje e pabesueshme për Empolin që mbyllet me një humbje të hidhur në minutat e fundit. Goli i Bajramit u duk sikur do të përmbyllte çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundëshme për Empolin, por nuk rezultoi ashtu pasi Toure dhe Leao realizuan në “frymën” e fundit.
Formacionet zyrtare:
Empoli: Vicar; Stojanovic, De Winter, Luperto, Parisi; Grassi, Haas; Henderson, Pjaca, Satriano; Lammers
Trajner: Paolo Zanetti
Milan: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, De Ketelaere, Leao; Giroud
Trajner: Stefano Pioli
EMPOLI - MILAN 1-3 (Bajrami 92'/Rebic 79', Toure 94', Leao 97')
Komenti minutë pas minute:
98' Mbyllet çdo gjë në "Carlo Castellani", Milan "kockë" e fortë pë Empolin
97' Leao realizon dhe të tretin. Parabla e portugezit vulos çdo gjë
94' E pabesueshme çfarë ndodh në Empoli, Milan merr avatazhin pas vetëm 1 minute
92' Bajramiiiiii ndëshkon Milan në minutat e fundit.
89' Bajrami shpërdoron një rast të artë
78' Ante Rebic rikthehet për Milan, i mjafton një prekje për të realizuar.
73' Bajarmi i lë pas të gjithë, e ndal vetëm Tatarusanu
63' Tonali provon por Vicar e ndal për mrekulli
59' Bajrami në fushën e lojës, Henderson i lë vendin
58' Giroud lëshon një "silurë", e ndal vetëm trau portës
46' Starton pjesa e dytë
45' Rrjeta të paprekura në takimin mes Empolit dhe Milan.
37' Rast i dyshimtë për penallti, VAR i thotë "jo" Empolit.
7' Giroud tenton të realizoj një supergol.
1' Starton takimi i javës së 8, Empoli - Milan