
Brescia dhe Atalanta po luajnë një futboll mjaft të bukur. Mjaftojnë 3 minuta lojë dhe Atalanta gjen rrjetën. Bergamaskët shënuan me Pasalic, pas një aksioni interesant. Në krahun tjetër, Torregossa barazoi për miqtë (7').
Atalanta përballet me Bresican në orën 21.45, me sifdën që vlen për Serie A. Të besuarit e Gasperinit vijnë në këtë takim pas barazimit 2-2 me Juventusin, ku për hir të së vërtetës dominuan. Tekniku ka luksin të bëjë edhe rotacion, duke parë që ka ndeshje çdo dy ditë. Gjimshiti me shokë do kërkojnë një fitore që do i çonte menëjherë në vendin e dytë. Në krahun tjetër, vetëm matematika mund të shpëtojë Bresican nga rënia një Kategori më poshtë.
Atalanta: Sportiello; Sutalo, Caldara, Gjimshiti; Castagne, De Roon, Tameze, Gosens; Malinovskyi, Pasalic, Zapata
Brescia: Andrenacci; Semprini, Chancellor, Mangraviti, Mateju; Dessena, Viviani, Bjarnason; Spalek; Donnarumma, Torregrossa.