Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Listë pritjeje për portierin e Kombëtares, por ku do shkojë Berisha?

Shkruar nga NEWSPORT

Me paraqitjen e bërë në Europian, portieri i Kombëtares dhe i Lazios në Serie A ka zgjuar interesin e shumë klubeve në arenën ndërkombëtare. Që nga Sassuolo në Itali, te Beshhktas e Fenerbahçe në Turqi kanë dhënë ofertë ne tyre mbi portierin kuqezi, por e ardhmja e tij ende nuk është përcaktuar.

berisha festRealiteti është i tillë, ai ka një dëshirë të madhe për të qëndruar te Lazio, gjithnjë në rolin e titullarit, por për tre vite radhazi ka qëndruar nën hijen e Marchettit. Ndryshimi i trajnerëve i sjell atij një frustrim të ri, ardhja e Mandanda, çka bën që shtatlarti i portës kuqezi të kërkojë një hapësirë diku tjetër.

Skuadrat janë të shumta, ndërsa lista e pritjes shtohet. Emra klubesh që kërkojnë shërbimet e tij tashmë nuk janë vetëm nga kampionatet fqinjë rreth Italisë, por edhe nga Britania e Madhe. Për 27-vjeçarin kanë trokitur në derë menaxherë të Everton, Watford dhe Aston Villa, ndërsa pritet që ai të përcaktojë se fanellën e kujt skuadre do të veshë për sezonin 2016-2017.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga