Manchester City
Skuadra e Manchester City i ka mbyllur “hesapet” e kualifikimit ndaj Newcastle që ndeshjen e parë për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, e njohur si “Carabao Cup”.
“Qytetarët” triumfuan në transfertë me shifrat e pastra 2 – 0, aty ku shkëlqeu blerja më e re, Antoine Semenyo. Sulmuesi ganezi debutoi me gol dhe asist.
Edhe pse Erling Haaland ishte në fushë për 90 minuta, nuk bëri asgjë, më i dobëti në ekip nga titullarët sipas “Flashscore”. Ndeshja e dytë mes klubeve në fjalë do të mbahet në datën 4 shkurt, kësaj radhe në “Etihad Stadium”.
Poll
