Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nuk kishim as Rrahmanin dhe Lukakun”, McTominay: Napoli nuk dorëzohet kurrë, japim më të mirën

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kishim as Rrahmanin dhe Lukakun”, McTominay: Napoli nuk
Napoli

Interi dhe Napoli nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në sfidën e javës së 20-të të Serie A. Napolitanët e gjetën vetën 2 herë në disavantazh, teksa ia dolën që të barazonin shifrat në minutën e 81-të, kur Scott McTominay shënoi për 2-2.

Pikërisht autori i golit të dytë të Napolit ka folur pas kësaj sfide. Sipas sulmuesit skuadra nuk dorëzohet asnjëherë pavarësisht mungesave që kanë patur.

“Në fillimin e sezonit nuk e kishim as Anguissan, as Lukakun dhe as Rrahmanin. Tani s’e kemi De Bruynen dhe Neresin që janë të lënduar.

Nëse do të ishte Interi pa Martinez, Thuram, Barella, Calhangolu... do të ishte më vështirë. Ne nuk dorëzohemi kurrë, gjithmonë japim më të mirën”, ka përfunduar McTominay. Ndërkohë vlen të theksohet se pas këaj sfide Napoli mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 39 pikë, 4 më pak se Interi kryesues, teksa të dyja ekipet kanë luajtur nga 19 takime.

Poll

Lexo gjithashtu