Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LISTA E GOLASHËNUESVE/ Disa lojtarë "BIG" jashtë TOP-5, goli në Kategorinë Superiore nuk "flet" shqip

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore mbylli javën e gjashtë të saj. Rezultate interesante dhe gara sa vjen e bëhet më e bukur. Le t'i hedhim një sy listës së golashënuesve. Ajo që vërehet është fakti se në top-5 nuk gjendet asnjë lojtar shqiptar, çka do të thotë se goli në elitën e futbollit tonë nuk "flet" shqip.

Lista kryesohet nga braziliani Pedro i Egnatias, me 4 gola të shënuar. Po kaq "rrjeta" të prekura numëron edhe Zarubica, me malazezin e Laçit që po bën mirë në aspektin personal. Vendi i 3-të dhe i katërt mbahen nga dy kroatë. Bëhet fjalë për Aralicën e Vllaznisë me 3 gola dhe Bashën e Kukësit me po kaq gola, por lojtari i verilindorëve gjendet një vend më poshtë. 5 vendet e para mbyllen me nigerianin Chinedu të Dinamos, me 3 gola.Sa i përket emrave me peshë dhe që rënditen poshtë në listën e golashënuesve mund të përmendim Junior e Partizanit, Ngo e Seferi të Tiranës, që të tre me nga 2 gola.

Lista e golashënuesve
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga