Ceremonia e Topit të Artë u zhvillua dje në Paris ku fiutes u shpall padyshim, Karim Bnezema, i cili zhvilloi një sezon fantastik duke mos pasur asnjë rival në garë. Bomberi i Realit fiton për herë të parë në karrierë këtë çmim në moshën 34-vjeçare.
Ndjekësit e tij në renditje ishin Mane, De Bruyne dhe Lewandowski. Bie në sy mungesa e dy futbollsitëve që kanë dominuar për më shumë se një dekadë këtë listë, Messi dhe Ronaldo. Argjentinasi nuk ja ka dalë të futet as në listën me 30 emrat e parë ndërsa portugezi nuk ka shkuar më shumë se vendi i 20. Rafael Leao debuton për herë të parë teksa merr vendin e 14 duke u bërë portugezi me renditjen më të lartë.
Më poshtë mund të shihni listën e plotë për Topin e Artë 2022.