Liridon Latifi nuk është më lojtar I Vllaznisë. Kontrata e sulmuesit me shkodranët ka skaduar dhe aktualisht ai është një lojtar I lirë në treg. Një mundësi e artë për këdo të afrojë në skuadër një lojtar me cilësitë e tij. Gjithsesi qëndron edhe pista e rinovimit por tashmë do të jetë një garë ankand për shërbimet e kosovarit.
Në të shkuarën ka patur interes nga Tirana për të por bardheblutë u tërhoqën nga gara ndërsa tani mund të kemi sërish një zgjim interesi. Bën sens teksa bardheblutë do t’I nënshtrohen një revolucioni ku epiqendra është reparti i sulmit dhe një lojtar si Latifi I plotëson kushtet për të dhënë kontribut te kryeqytetasit.
Për momentin e ardhmja e tij është një enigmë teksa lojtari sheh me interes edhe transferimin jashtë por gjithcka do të zbulohet në ditët në vijim pasi skuadrat bëhen gati për kupat e Europës dhe një si Latifi u duhet në stërvitje menjëherë.