Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Liria e Prizrenit ka bërë super merkato, Bledi Shkëmbi e nis kampionatin me kalendar 'ferri'

Shkruar nga NEWSPORT
Liria e Prizrenit ka bërë super merkato, Bledi Shkëmbi e nis

Liria e Prizrenit ka qenë një nga skuadrat më aktive, për të mos thënë më aktivja në këtë merkato vere në Superligën e Kosovës.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë si synim sezonin e ardhshëm Kupat e Europës.

Në katër javët e para të kampionatit, skuadra e drejtuar nga trajneri Shkëmbi do të ndeshet me skuadrat që konsiderohen favorite për të fituar titullin kampion.

Në javën e parë, Liria do luajë një derbi në Gjakovë dhe më pas do ndeshet me Prishtinën, Trepça ’89 dhe Dritë e Gjilanit, tre skuadrat favorite për titull.

“Sa më shpejt aq mirë”, mendon Shkëmbi për përballjet me tri skuadrat e mësipërme. “Për momentin askush nuk na llogarit pretendentë. Këtë mund ta kthejmë në favor”, ka deklaruar trajneri i Lirisë së Prizrenit për 'Gazetasheshi.com'.

Liria fitoi gjashtë miqësore radhazi në kuadër të fazës përgatitore parasezonale.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga