Një nga ikonat e futbollit botëror, Lilian Thuram ka zbarkuar në Shqipëri për të promovuar librin e tij të ri ‘Mendime të bardha’.
Në vizitën e tij në vendin tonë ai ka surprizuar klubin e Elbasanit teksa ishte i pranishëm në qytet ku u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë, përfaqësues të ekipit të Elbasanit dhe djemtë e akademisë.
Thuram është një legjendë e futbollit teksa ka fituar gjithçka me Kombëtaren e Francës, Parmën dhe Juventusin në Itali dhe Barcelonën në Spanjë.
Poll