Prej dy ditësh mediat e Malit të Zi dhe jo vetëm kanë raportuar për një lidhje mes pilotit të Formula 1, Leiws Hamilton dhe këngëtares Rita Ora. Mediat vendase kanë pohuar se çifti është parë së bashku në bregdetin malazez, saktësisht në Ulqin.
Të dy janë treguar të rezervuar për publikimin e lidhjes edhe pse të dy e kanë konfirmuar në profilet e tyre në rrjetet sociale vendodhjen. Edhe pse deri më tani nuk ka një foto të qartë të të dyve së bashku.
Leiws Hamilton ka mbërritur në Mal të Zi me avionin e tij privat. Kujtojmë se ai është një nga pilotët më të paguar në Formula 1. Çifti është raportuar edhe më parë duke kaluar së bashku pushimet në Majami.
Galeria fotografike ()
Poll