Mbrojtësi i ekipit të Paris Saint – Germain, Lucas Hernandez dhe partnerja e tij, Victorias Triay janë përballur me një padi të rëndë e cila lidhet me veprat “Trafikim i qenieve njerëzore” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Ndërsa procesi gjyqësor me padin e ngritur për çiftin është bërë nga punënonjësa e tyre me origjinë kolumbiane, e cila ka punuar për futbollistin nga shtatori i vitit 2024 deri në 2025, pa një kontratë të rregullt.
Sipas mediave franceze, Maria ka deklaruar se në kohën kur punonte për ta, partnerja e futbollistit e ka kërcënuar vazhdimisht dhe ushtronte presion psikologjik. Një sjellje e cila sipas deklaratave të punonjëses ato kanë vazhduar edhe pasi kishte hequr dorë nga puna.
“Ne u shfrytëzuam dhe u poshtëruam. Na paguan shumë më pak seç duhej dhe na premtuan legalizim që nuk erdhi kurrë”, ka thënë Maria.
Ndër të tjera avokatja e cila përfaqëson familjen kolumbiane, ka deklaruar se sjellja e Lucas Hernandez “ngjan me forma të skllavërisë moderne”, duke e akuzuar futbollistin se ka kontribuar në mbajtjen e familjes në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.
Reagime ka pasur edhe nga ana e çiftit, ku sipas revistës franceze “Paris Match”, agjenti i lojtarit Frank Hockmiller ka reaguar duke thënë se Hernandez dhe bashkëshortja e tij janë “në shok” dhe se nuk kishin dijeni për padinë.
