Gjyqtarja Giuliana Vigile është një ndër figurat e cila po merr vëmendje gjithmonë e më shumë në Itali. 23-vjeç arja aktualisht gjykon ndeshjet e Serie D, që janë dhe niveli i katërt i garave në futbollin italian.
Sipas medias “Gazzeta De Llo Sport”, Vigile po shikohet si një ndër talentet më premtuese të arbitrimit dhe po hedh hapa të sigurtë drejt karrierës së artë.
Po përveç kësaj gjyqtarja e cila është shumë simpatike dhe me një formë fizike mjaft të bukur, prania e saj në ndeshjet e Serie D ka shtuar interesimin e publikut për këto përballje.
Me origjinë nga Cesena, Vigile është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente nga karriera e saj si gjyqtare. Ajo numëron mbi 100 mijë ndjekës në Instagram dhe është shndërruar në një figurë të njohur për publikun sportiv italian.
Në biografinë e saj në Instagram, Vigile mban moton “Presioni është një privilegj”, një mesazh që përmbledh qasjen e saj ndaj profesionit.
