Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Çiljeta Xhilaga flet hapur për rrugëtimin e saj në Ferma VIP: Isha në një moment të vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
Çiljeta Xhilaga flet hapur për rrugëtimin e saj në Ferma
Alban Hoxha - Ciljeta Xhilaga

Partnerja e portierit të Partizanit, Alban Hoxhës, Çiljeta Xhilaga ishte së fundmi e ftuar në podkastin MAM, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj në Ferma VIP dhe arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë format.

Ajo u shpreh se hyrja në Ferma VIP përkoi me një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, një moment kur po përballej me dilema të shumta dhe ngarkesë të fortë emocionale. Pa zbuluar shumë detaje, Çiljeta tregoi se ndodhej në një fazë ku kishte nevojë për ndryshim dhe distancë.

“Zoti ndonjëherë sjell sprova dhe situata që të ndihmojnë të rregullosh shumë gjëra me një hap të vetëm,” tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me familjen dhe partnerin e saj, Albanin, këngëtarja theksoi se pjesëmarrja në Ferma VIP nuk solli asnjë krisje.  Ajo e cilësoi këtë eksperiencë si një provë që i forcoi edhe më shumë lidhjet e tyre.

“Nuk ndryshoi asgjë, thjesht gjithçka u bë më e fortë,” u shpreh Çiljeta.

“Nëse më parë isha në një moment të vështirë, kjo eksperiencë më ndihmoi t’i forcoj marrëdhëniet dhe t’i vendos gjërat në vendin e duhur,” përfundoi Çiljeta, duke e konsideruar Ferma VIP si një kthesë të rëndësishme në jetën e saj personale.

Poll

Lexo gjithashtu