Georgina Rodriguez e fejuara e yllit portugez, Cristiano Ronaldo ka një ditë mjaft të veçantë pasi sot feston ditëlindjen. Çifti simpatik ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes si nga stili por edhe për arsye se ata janë parë gjithmonë shumë suportues në krah të njëri-tjetrit.
Kur kanë kaluar më shumë se 10 vite lidhje dhe një unazë më një gur “gjigant” diamanti e deri tek planet për dasmën, Ronaldo nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë dhe vlerësimin e madh që ai ka për të fejuarën e tij.
Njësoj siç ka bërë edhe sot në ditën e saj më të veçantë, ku CR7 ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku e ka uruar Georginën më fjalë zemre.
Cristioano Ronaldo e ka shoqëruar foton edhe me shkrimin: Gëzuar ditëlindjen për gruan e jetës time!
View this post on Instagram
