Mbrojtësi Oscar Mingueza, i cili aktualisht luan për Celta Vigon është “piketuar” edhe nga Juventusi i cili synon të përforcojë “mbrojtjen”. Situata e tij në klubin aktual nuk është aspak e "rehatshme" pasi kontrata e tij është afër skadencës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse “bardhezinjtë” do ta finalizojnë me sukses këtë operacion.
Nga ana tjetër ylli i Celta Vigos nuk është i vetmi në familje i cili ka pasion futbollin, pasi edhe motra e tij Ariadna Mingueza, gjithashtu është një futbolliste.
Një familje e cila e dashuron “futbollin”, por e motra me sa duket i ka pasion edhe botën e rrjeteve sociale pasi është shumë aktive dhe ndan shumë foto me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”. Postime në të cilat është për t’u theksuar se shfaqet mjaft tërheqëse.
