Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Djali i David dhe Victoria Beckham akuza të rënda ndaj prindërve: Ankthi që kisha u zhduk, sapo u largova nga...

Shkruar nga NEWSPORT
Djali i David dhe Victoria Beckham akuza të rënda ndaj prindërve:
Brooklyn, Victoria dhe David Beckham

Ndër deklaratat më të papritura po aq sa edhe shokuese, ishte ajo e bëri së fundmi nga Brooklyn Beckham, djali i çiftit të famshëm David dhe Victoria Beckham. Në fjalët e tij që tashmë janë bërë edhe tituj kryesor në mediat rozë, Broooklyn ka kritkuar prindërit e tij për një sjellje të pahijshme ndaj partneres së tij. Duke shpjeguar kështu se gjatë ditës së dasmës disa anëtarë të familjes thonë se Nicola nuk ishte “pjesë e gjakut” dhe “nuk ishte pjesë e familjes”.

Por duke mos u ndalur vetëm tek një rast 26-vjeçari e ka vënë theksin tek fakti se prindërit i kanë shkaktuar ankth dhe tensioni, pasi janë treguar gjithmonë shumë kontrollues në jetën e tij.

“Unë kam qenë i kontrolluar nga prindërit e mi për shumicën e jetës sime,” është shprehur Brooklyn. 

Pas një mori akuzash dhe kritkash ndaj prindërve të tij, ajo që mori më shumë vëmendje ishte deklarat e Brooklyn ku shprehej se pas ndërprerjes së marrëdhënies me prindërit, tashmë ai ndihet më i qetë dhe më i lumtur.

“Kur u largova nga familja ime, ankthi që kam pasur gjatë gjithë jetës time është zhdukur. Çdo ditë zgjohem i falënderuar për jetën që kam zgjedhur, dhe kam gjetur paqe dhe lehtësim. Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Çfarë duam është paqe, privatësi dhe lumturi” ka shkruar 26-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu