Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Librat me "sekrete" dhe ushqimi i preferuar, Rei MANAJ: Nuk është e lehtë të ndryshosh skuadër në janar

Shkruar nga NEWSPORT
Librat me "sekrete" dhe ushqimi i preferuar, Rei MANAJ: Nuk

Rei Manaj, sulmuesi i Barcelona B dhe Kombëtares shqiptare është ndalur të flasë për faqen zyrtare të klubit. Lushnjari i formuar si lojtar në akademinë e Inter, ka treguar vështirësitë e karantinës, ndryshimin e ambientit në janar dhe ushqimin e preferuar. Lushnjari tregon se gjatë kësaj periudhe e ka patur të vështirë pa futbollin, ndërsa lexon libra motivues.

"Unë kam qenë me familjen time. Të paktën nuk kam qenë vetëm. Kam qenë me prindërit, gjyshen time dhe qenin tonë – emri i tij është Budino dhe ai është një “Labrador”. Ndarja ka qenë e rrallë sepse kurrë nuk kemi provuar diçka të tillë. Asnjëherë nuk jemi mbyllur në shtëpi për dy muaj dhe si futbollist duke qenë se dy muaj pa prekur topin është bërë shumë e vështirë.

Para Covid-19, u ndjeva gjithmonë e më mirë me ekipin. Asnjëherë nuk është e lehtë të ndryshosh skuadrat në janar, duhet të takosh shokët e rinj të ekipit dhe duhet të mësohesh me dinamikën e re, por unë e bëra atë duke menduar se ishte gjëja më e mirë për të ardhmen time dhe isha i lumtur.

Tani ne mund të shkojmë për të vrapuar në rrugë dhe megjithëse nuk jemi ende të gjithë bashkë, po bëjmë mirë për të përmirësuar gjendjen tonë fizike dhe gjithashtu për të pastruar mendjen. Jam kujdesur mirë për ushqimin, ndërsa një ditë kam ngrënë një pjatë tipike shqiptare që quhet Sultjash.Tani jam duke lexuar libra me sekrete të cilat janë motivuese dhe në këto periudha të vështirë po më ndihmojnë shumë", tha mes të tjerash 23 vjeçari shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga