
Laçi ka rinovuar kontratën me Saliou Guindo të paktën dhe për 1 sezon. Me 20 golat e tij në Abissnet Superiore, sulmuesi i Laçit fitoi “Këpucën e Artë”. Golashënuesi i sezonit të sapo mbyllur ka fituar vëmendjen në aventurën e tij të parë me bardhezinjtë.
25- vjeçari ishte vendimtar me Laçin, që e mbylli për herë të parë në histori si vend i dytë kampionatin. Në Kupën e Shqipërisë arriti të shkojë në finale, por u ndal nga Vllaznia që fitoi 2-1 pas 120 minutave lojë.
Në një prej sezoneve më të mira të Laçit, Guindo ka rinovuar të paktën dhe për 1 sezon tjetër, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e largimit nëse klubi laçjan merr ofertë të mirë në drejtim të tij.