
Profesor Përparim Kabo ishte i ftuar së fundmi në mediumin sportiv “Telesport”, e ku kryefjala kishte të bënte me ndeshjen Serbi – Shqipëri. Kabo dha “formulën” se si mund të mundet rivali dhe ku duhet te ketë kujdes grupi i Sylvinhos:
“Mundësit fizike, psikologjike dhe mendësore janë, duam të jemi të qetë, t’i shprehim të gjitha kapacitet që kemi, të luftojmë deri në momentin e fundit, duke qënë të gjithë pranë njëri-tjetrit, me qëllim për të zvogëluar hapësirat që krijojnë diferencat.
Ky është thelbi i sotëm i futbollit modern. Në njësinë e kohës, atije ku ndodhet topi, t’i të kesh mbipopullim në raport me kundërshtarin.
Të ndërtosh një skemë futbollistike, ku humbja e topit nga ana jonë të jetë në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe jo në gjysmëfushën tonë.
Në dinamikën e kundërsulmit, mund të gjendesh në raport jo proporcional prezence futbollistë dhe pastaj mund të pësosh një gola naiv.
Elementi tjetër dinamika emocionale. Më kujtohet ndeshja me Serbinë që u luajt në Elbasan. Deri në minutën e 90 ishim 0 – 0. Ne po sulmonim dhe harruam se mund të pësonim. Të njëjtën gjë na ndodhi edhe në Kampionatin Europian me Francën”.