
Besëlidhja - Kastrioti
Teksa kombëtaret po zhvillojnë sfidat e tyre, ekipe të tjera po luajnë sfida miqësore deri në pritje të rinisjes së kampionateve. Besëlidhja ka pritur ditën e sotme në shtëpi ekpin e Kastriotit.
Vendasit kanë marrë një fitore të thjeshtë dhe bindëse ndaj miqve me rezultatin e pastër 3-0. Golat në këtë miqësore për skuadrën lezhjane u realizuan nga Raboshta, Akanase dhe Danaj.
Një test i kaluar mjaft mirë ky nga Besëlidhja që tregon se është një ekip që kërkon të ngjitet në majat e futbollit shqiptar. Nga ana tjetër Kastrioti vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e tyre.
Poll