Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lider te Shqipëria, mesfushori bën “zap” ekipin italianë pas barazimit

Shkruar nga NEWSPORT
Lider te Shqipëria, mesfushori bën “zap” ekipin
Kombëtarja shqiptare

Skuadra e Lecce-s i është larguar përkohësisht zonës së “ftohtë” në Serie A, pas barazimit me Sassuolon ditën e sotme. Lojtari më i pikasur në fushë nga të dyja kampet ishte Ylber Ramadani.

Mesfushori i Kombëtares u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”. Pavarësisht, fitores së këtij çmimi prestigjoz në një nga ligat më të mira në botë, Ramadani ka pasur rezerva për interpretimin e lojës nga të tijtë:

“Padyshim mendoj se është ndeshja më e mirë që kemi bërë. Me topin, pa topin, presing… më vjen keq pasi desha tre pikët sot dhe jam nervoz pikërisht për këtë.

Një pikë e rëndësishme? Po, dua të falënderoj publikun që na ka mbështetur. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të bëjmë një kampionat të madh”.  

Poll

Lexo gjithashtu