Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Asgjë nuk ka përfunduar”, Altin Rraklli PARALAJMËRON Kombëtaren për vendin e 2-të në grup

Shkruar nga NEWSPORT
“Asgjë nuk ka përfunduar”, Altin Rraklli PARALAJMËRON
Altin Rraklli dhe Kombëtarja

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Altin Rraklli ka dashur të “shkund” stafin dhe lojtarët e Kombëtares se asgjë nuk ka mbaruar për vendin e 2-të në Grupin K, pavarësisht fitores në Serbi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë.

“Mundet që Serbia mund ta fitojë ndeshjen në Angli. Kështu që ne duhet të përgatitemi të fitojmë sfidën tonë. Asgjë nuk ka mbaruar.Nuk duhet të shpërqendrohemi, jo ta kemi mendjen te ‘play-off’-i a ku di unë. Andorra është rival i sikletshëm.

Ata mblidhen mbrapa dhe ta vështirësojnë lojën. Pra nuk është aq e thjeshtë, luajmë në fushën e tyre. Duhet të jemi aq të përqendruar sa me ndeshjen ndaj Serbisë që të marrim fitoren. Pastaj, ‘play-off’-in e kemi përpara”, tha Rraklli.   

Poll

Lexo gjithashtu