Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lëvizje e befasishme, portieri mbyll bashkëpunimin me ekipin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

Pas Eri Lamçja, një tjetër futbollist nuk preferon të zgjasë bashkëpunimin me Bylis. Bëhet fjalë për Marjo Bytyçin, i cili ka vendosur të largohet nga mallakastriotët.

Portieri 34 vjeçar nuk ka preferuar të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri, ku do garojë në Superligën shqiptare, duke mbyllur këtu bashkëpunimin.
Gardiani ishte ndër më të rëndësishmit te Bylisi këtë sezon, duke shënuar edhe disa gola me peshë për shkak se ishte goditësi i penalltive.

Bytyçi është një emër mjaft i njohur për tifozët shqiptarë pasi është aktivizuar me skuadra si Besa, Tomori, Skrapari, Pogradeci, Kamza, Butrinti, Mamurrasi dhe Erzeni, përpara se të firmoste me Bylisin.

Ende nuk dihet nëse eksperienca te kampionët e Kategorisë së Parë ishte dhe e fundit për Bytyçin, vendim që pritet të shihet në të ardhmen.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga