Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajm i fundit/ Tirana projekton edhe dy lëvizje "big"

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i fundit/ Tirana projekton edhe dy lëvizje "big"

Tirana ka afruar ditën e sotme në skuadër sulmuesin nigerian Emeka Emerun. Por me shumë gjasa merkato e saj në këtë repart nuk do të ndalet këtu. Drejtuesit bardheblu po shikojnë mundësi të tjera nga tregu i huaj për të afruar në organikën e skuadrës së saj edhe dy sulmues të tjerë. Flitet se ka disa opsione, por për momentin po mbahen të fshehta.

Skuadra e Tiranës po vijon përgatitjet e saj në Zllatibor të Serbisë, ku pas sulmuesit nigerian, priten t'i bashkohen edhe lojtarët e "piketuar". Por kjo do të ndodhë në qoftë se do të arrihet një akord me futbollistët e menduar brenda kohës 2-javore që do të jenë në Serbi, në të kundërt lojtarët e huaj do t'i bashkohen ekipit në Shqipëri. Orët në vazhdim pritet të na sjellin zhvillime të reja në kampin bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga