
Luan për kombëtaren e Maqedonisë për femra, por është shqiptare dhe një futbolliste që cilësohet me klas dhe të ardhme të ndritur. Një gjë të tillë e konfirmon edhe fakti se Gentjana Roçi së fundmi është transferuar te skuadra e njohur Bajer Leverkusen.
21-vjeçarja nga Gostivari luan si sulmuese, ndërsa është njëkohësisht edhe golashënuesja më e mirë e Maqedonisë për femra ku ka shënuar 50 gola. Debutimin me fanellën e kombëtares e ka bërë në moshën 16 vjeçare, një rekord më vete.
Së fundmi aktivozhej në skuadrën e BV Klopenburg, nga ku ra në sy të Leverkusenit. Transferimi u krye pak ditë më parë, ndërsa rol kryesor në këtë lëvizje të bujshme ka menaxheri shqiptar nga Maqedonia, Luan Kadriu.
Tashmë synimi i Roçit është të zhvillojë paraqitje pozitive edhe te Leverkusen, ndërsa e ardhmja e saj premton shumë, pse jo për një synim që të prekë kampionatin e futbollit të femrave në SHBA, që është edhe liga më e fortë në botë në futbollin për femra.
[gallery columns="1" size="full" ids="29791"]
Skuadra e Bajer Leverkusen për femra gjatë fotos zyrtare të prezantimit të ekipit për sezonin 2016-2017