Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lerda në dilemë për formacionin, PARTIZANI me mungesa përpara Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Lerda në dilemë për formacionin, PARTIZANI me mungesa

Partizani do të presë sonte në "Selman Stërmasi" ekipin e Luftëtarit, në kuadër të javës së 11 për kategorinë Superiore. Ekipi i drejtuar nga italiani Lerda bashkëkryeson me Tiranën në kuotën e 18 pikëve, por me bardheblutë që kanë luajtur një ndeshje më shumë. Fitorja sot ndaj Luftëtarit duket detyrim, por djemtë e Marantas vijnë në kryeqytet për të bërë surprizën.

Një lajm I mire vjen për stafin teknik të të kuqve, me Bruno Telushin që rikthehet nga dëmtimi dhe është I gatshëm për të luajtur. Vlonjati mund të aktivizohet nga stoli, ose edhe të lihet pushim duke mos rrezikuar gjendjen e tij. Me kthimin e Romeros nga pezullimi, ideja se Telushi mund të mos aktivizohet përforcohet edhe më shumë.

"Demat" do të kenë sot dy mungesa të sigurta, bëhet fjalë për sulmuesin kryesor Solomon, që ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi. Nigeriani ka munguar në dy sfidat e fundit ndaj Skënderbeut dhe Kukësit dhe është e sigurt mungesa e tij edhe ditën e sotme. I dëmtuar është edhe Kristi Kote, që nuk do të jetë i gatshëm për ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga