Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Leo Messi nuk është më “një ëndërr e ndaluar” për Interin”, ish-presidenti zikaltër plas “bombën”: Do të përdoret Lautaro

Shkruar nga NEWSPORT
“Leo Messi nuk është më “një ëndërr e

Ish president i Inter thotë që nënshkrimi me Lionel Messin nuk është më një “ëndërr e ndaluar”, ndërkohë që me Barcelonën kapiteni është në fund të kontratës.

74-vjeçari tha për Radio Rai që “gjëra të çuditshme” mund të ndodhin në 2020 dhe argjentinasi mund të tundohet të zbresë në San Siro.

“Nuk mendoj se është ëndërr e ndaluar fare. Mbase nuk ishte as para gjithë kësaj fatkeqësie. Messi  është në fund të kontratës dhe do të jetë një përpjekje e madhe për skuadrën që ta sjellë atë këtu. Nuk di nëse kjo situatë do të ndryshojë ndonjë gjë, por do të shohim gjëra të çuditshme të ndodhin deri në fund të vitit.”

Moratti foli edhe për Lautaro Martinez, i cili kishte lidhje me një lëvizje në Barcelonë, duke thënë që ai mund të përdoret në një ujdi të mundshme për të sjellë Messin.

“Ai është njeri shumë i mirë, i intereson karriera e tij. Por, siç e thashë edhe më parë, duhet duhet të shohim nësë do jetë pjesë e planit për të sjellë lojtarë të mëdhenj si Messi.”

Kjo nuk është hera e parë që Moratti ka folur për Messin. Ai tha që do të ishte përpjekur të sillte DHINË në San Siro pasi Juventus mori Kristiano Ronaldon nga Real Madridi.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga