Të dielën në orën 12:30 është planifikuar të luhet sfida mes Interit dhe Lazios. Por sipas asaj që raporton Il Messaggero protagonisti i kësaj ndeshje pritet të jetë Felipe Anderson. Sulmuesi kërkon të marrë hak kundër trajnerit Simone Inzaghi që lejoi shitjen e tij në vitin 2018.
Ajo që vlen të theksohet është fakti që “viktima” e preferuar e lojtarit brazilian është pikërisht skuadra e zikaltërve, pasi i ka shënuar 6 gola përfshirë këtu edhe golin që shënoi me 26 gusht ku u fitua nga lacialët me rezultatin 3-1.
Për sa i përket të ardhmes së tij te Lazio, ai ka një kontratë deri në vitin 2024. Në fund të këtij sezoni pritet të filtet me qetësi për të ardhmen e 30 vjeçarit.