Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sezoni i ri në Serinë A, vetëm tre legjionarë janë titullarë

Shkruar nga NEWSPORT

"Corriere dello Sport" ka bërë një përmbledhje të merkatos së verës në Serinë A.

Afrimet, largimet dhe objektivat e skuadrave të elitës së futbollit italian të përshkruara grafikisht, ndërsa ajo që bie në sy është edhe fakti që prestigjiozja italiane ka bërë edhe formacionet e mundshme të 20 ekipeve të Serisë A, gjithnjë duke u nisur nga sezoni i shkuar në lidhje me titullarët që kanë luajtur me skuadrat përkatëse.

Nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, vetëm tre prej tyre janë titullarë në ekipet e tyre.

Etrit Berisha tek Atalanta, Thoma Strakosha te Lacio dhe Elseid Hysaj te Napoli.

Por, me rikthimin e Berat Gjimshtit në Serinë A, pas huazimit te Benevento, numri i legjionarëve si titullarë mund të shtohet.

Gjithashtu, transferimi i mundshëm i Ledian Memushajt te Benevento, mund të çojë në 5 numrin e legjionarëve që mund të luajnë titullarë në ekipet e Serisë A./ NEWSPORT.AL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga