
Mauro Tasoti ka ndërprerë kontratën me Milanin pas 37 vjetësh pjesëtar i pandarë i klubit kuqezi. Tasoti dhe Milan ndërprenë marrëdhënien me pëlqim të dyanshëm pasi mendohet që trajneri i ri Montela nuk e ka në planet e tij për stafin teknik.
Tasoti ka qënë futbollist dhe zëvendës trajner i Milanit për një kohë mjaft të gjatë, por klubi nuk pati kurrë besim për t'i dhënë drejtimin e klubit si trajner i parë. Ai ka qënë numri 2 i pankinës kuqezi gjatë kohës që trajnerë të klubit kanë qënë Ançeloti, Alegri, Sedorf dhe Inzagi.
Poll