Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ditë e veçantë për Ismet BELLOVËN, legjenda e mikrofonit sportiv feston 89-vjetorin e lindjes

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë e veçantë për Ismet BELLOVËN, legjenda e

Dita e sotme është një ditë e veçantë për legjendën e mikrofonit sportiv. Zëri brilant i sportit feston sot 89-vjetori e tij të lindjes. Fjala është për Ismet Bellovën, zëri i të cilit është “ngulitur” thellë në memorien e sportdashësve.

Një legjendë e gjallë e sportit, teksa nuk do të mjaftonin asnjëherë fjalët dhe rreshtat për të folur për karrierën e tij 64-vjeçare kushtuar sportit. Fjalët e tij rrjedhin “lum” dhe kënaqin veshin e çdo dëgjuesi që ka fatin të dëgjojë “tingujt”  e atyre që thotë.

Për shkak të zërit dhe profesionalizmit të tij, Bellova ka fituar një sërë titujsh, çmime dhe dekorata.

Tituj, çmime e dekorata: “Mësues i Popullit” Urdhri “Naim Frashëri” Klasi I; Urdhri “Naim Frashëri” i Artë; Urdhri i Punës Klasi I; “Nderi i Sportit Shqiptar”; “Urdhri Olimpik”; “Mirënjohja e Tiranës”; “Nderi i Sportit Dibran”, “Kalorësi Urdhërit  të Flamurit”.

Nderime: Në vitin 2004 u krijua çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive; Çmimi i Karrierës në TVSH; dy herë Çmimin “Anton Mazreku”; Mikrofoni i Artë në TVSH.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga