
Uellsi do të rikthehet të luaj në një Kupë Bote pas 64 vitesh. Gareth Bale, lideri i uellsianëve do të debutojë në një event të tillë me kombëtaren e tij. Ndeshja e parë për Uellsin do të jetë ajo ndaj Amerikës ditën e nesërme në orën 20:00.
Bale i cili kaloi një sezon të shkëlqyer në Ligën amerikane duke realizuar dhe asistuar me fanelën e Los Angelos, ka folur për prag-sfidën e parë të botërorit.
Amerika: "Kam luajtur me disa prej tyre. Ata janë një ekip i mirë, i ri, me disa lojtarë fantastikë. Ata janë këtu për të fituar njësoj si ne. Ne i dimë dobësitë e tyre, nuk mund t'i ndaj me ju tani, por nëse i përmbahemi planit tonë të lojës dhe ne bëjmë atë që dimë më mirë, gjithçka do të jetë shkëlqyeshëm”.
Kupa e Botës: "Si fëmijë ju ëndërroni të shihni Uellsin në një Kupë Bote, por të jesh në të vërtetë në ekipin që e bën këtë është një ndjenjë e jashtëzakonshme, një nder të jesh në gjendje ta bësh atë për vendin tonë. Shpresojmë që do të jetë një kohë argëtuese për ne dhe ne duam të kënaqemi dhe të fitojmë në fushë si gjithmonë”.