Rafael Leao ishte njeriu i ndeshjes në duelin me Napolin në “Maradnona”. Portugezi arriti të asistonte në golin që Giroud shënoi për t'i dhuruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League.
Pas ndeshjes Leao do të theksonte se do të vazhdojë të ëndërrojë për të fituar Champions, ndërsa nënvizoi se është krenari të mbajë veshur fanelën e Milan.
“E di që kam shkruar një faqe në historinë e Milanit, jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj të ëndërroj gjithnjë e më lart dhe të fitoj Champions League me këtë ekip, duhet ta provojmë. Jam i lumtur që ndodhem këtu, gjithmonë kam thënë se është krenari të mbroj këtë fanellë.
Vitin e kaluar pata një sezon të mirë në ligë, këtë vit doja ta konfirmoja që ndodhem në Champions League dhe për këtë falenderoj shokët e ekipit dhe trajnerin për ndihmën”, është shprehur sulmuesi portugez