
Ditën e djeshme u luajt ndeshja Shqipëri-Spënjë, e vlfshme për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018". Por, një histori komike ka ndodhur para këtij takimi, i cili u ndjek nga shumë sportdashës. Fansat shqiptarë ishin të fokusuar edhe pas lojtarëve spanjollë, me të cilët kanë dashur të bëjnë fotografi për t'i pasur kujtim. Në këtë mënyrë disa nga ata kanë qenë para hotelit ku ishte akomoduar përfaqësuesja iberike. Gjithashtu edhe dy tifozë të Spanjës, ishin të pranishëm para hotelit teksa mbanin veshur uniformat e spanjollëve.
Në këtë moment një grup tifozësh kuqezi i kanë ngatërruar dy djemtë me lojtarët e përfaqësueses spanjolle. Të dy ata janë futur menjëherë në rol, teksa shtireshin si lojtarë të Kombëtares spanjolle. Fansat shqiptarë dukeshin shumë të gëzuar për këtë, që në fakt të dy djemtë që mbanin veshur uniformat e Spanjës, ishin tifozë spanjollë që kishin ardhur për të mbështetur përfaqësuesen e tyre.
https://vid.me/crdJ